8 544 raste aktive me Covid në Kosovë

17 gusht 2021 | 11:33

Të hënën në Kosovë janë regjistruar dy raste të vdekjes nga Covid-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 740 persona të infektuar me Covid-19. Shifrat janë publikuar pas testimit të 5 646 mostrave.

Më së shumti të infektuar janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 187.

Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 193 raste. Sipas njoftimit të MSh-së, në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 48 pacientë, ndërsa raste aktive janë 8 544.

Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 16 gusht 2021 Kosova ka regjistruar gjithsej 116 247 raste me Covid-19, 2 284 viktima, ndërsa 1106 109 pacientë janë shëruar.

Pulmologu Besim Morina e ka vlerësuar shumë shqetësues trendin e rritjes së infektimeve me Covid-19.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se shpejtësia e infektimeve për një kohë kaq të shkurtër tregon se institucionet duhet të përgatiten për një skenar të rrezikshëm të pandemisë.

Morina ka bërë me dije se vaksinimi është mënyra më e lehtë dhe më e sigurt e parandalimit të sëmundjes dhe vdekjes nga Covid-i.

Ai ka theksuar se puna e punëtorëve në shëndetësi, arsim dhe në administratë është dashur të kushtëzohet me vaksinim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se Kosova duhet të…