8 MARSI DHE HISTORIA E KËSAJ DATE BOTËRORE
Ismet Sylejmani
Data historike 8 Marsi është Dita Botërore e Grave !
Kjo ditë i ka fillimet e veta të largëta, më 8 Mars të vitit 1857!
Në atë kohë, një numër i madh i grave të shtetit të New York në SHBA, me protesta kërkuan kushte pune e jetese më të mira, pagë të barabartë me burrat, e shumë të tjera!
47 vite më vonë, në vitin 1910, një numër i cakruar i grave nga SHBA dhe Europa, që mendohet se ishin afër 100 gra pjesmarrëse, u mblodhën në kryeqytetin Kopenhagen të Danimarkës, dhe nën udheheqjen e gjermanes z. Klara Cetkin, vendosën që, në nderim e përkujtim të protestës së grave të Nju-Jorkut të 8 Marsit 1857, 8 Marsi të përkujtohet çdo vit si Dita Botërore e Grave të globit!
Në Shqipëri 8 Marsi – Dita Botërore e Gruas, është përkujtuar për herë të parë si ditë proteste në vitin 1942 në Tiranë, organizuar nga PKSH, në kushtet e pushtimit fashistnë Shqipëri!
Pas përfundimit të LANÇSH dhe LDB, në vitet e udhëheqjes së Enver Hoxhës, në Shqiperi 8 Marsi u kthye me të drejtë nga ditë proteste nderkombetare, në ditë feste kombetarr, në radhë të parë për gratë e Shqipërisë, po edhe për popullin shqiptar kudo që jetonte në trojet e veta nën pushtimin e ish-jugosllavise!
Ndonëse Kosova dhe viset e saja ishin të robëruara, në ato hapësira zakonisht u festua 8 Marsi, kjo sepse në Shqipëri festohej, ne llogaritnim se ishim Shqipëri, prandaj festonim edhe ne!
Në historinë botërore, 8 Marsi i vitit 1857, është zanafilla e Ditës Ndërkombëtare të grave, pra njihet dhe duhet të jetë ditë proteste!
Në Kosovë ka arsye për festë e për protestë!
Ka arsye për festë, sepse jemi të lirë e të pavarur nga Serbia!
Ka arsye për protesetë se gruaja mundet me pasë të drejta e liri edhe më të mëdha!
Nënat e gratë, motrat dhe vajzat shqiptare, janë pjesë aktive e arritjeve të mëdha, sukseseve e fitoreve kundër pushtuesve serb!
Gëzuar 8 Marsi!
Prishtinë, 8 Mars 2023