8 Marsi shënohet edhe në QKUK
08 mars 2019
| 13:56
Dita Ndërkombëtare e Gruas është shënuar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast disa prej mjekeve dhe infermierëve të pensionuara dhe që janë në procedurë të pensionimit, u janë shpërndarë buqeta me lule, në shenjë të kontributit të dhënë.
Në emër të Shërbimit Spitalor, ndarjen e buqetave e bëri Visar Islamaj, përfaqësues i drejtorisë së përgjithshme të SHSKUK-së dhe Lirije Beqiri, koordinatore e Shërbimit të Infermierisë në SHSKUK.
Duke ua uruar festën e 8 Marsit, Islamaj ka falënderuar mjekët dhe infermieret për kontributin që kanë dhënë dhe po japin, për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët.
/Epoka e re/