8 mijë kilometra katrorë të përfshira nga zjarret në Kaliforni

08 shtator 2020 | 12:14

Zjarret kanë shkatërruar më shumë se 8 000 kilometra katrore në Kaliforni, rreth 80 herë sa sipërfaqja e Parisit, duke detyruar shumë banorë të largohen si pasojë e këtyre zjarreve që kanë arritur përmasa të pazakonta që prej vitit 1987, kanë treguar zjarrfikësit.

“Është hera e parë në 33 vjet që janë tejkaluar dy milionë hektarë, rreth 8 000 kilometra katrore”, ka deklaruar Lynne Tolmachoff, zëdhënëse e zjarrfikësve.

“Është thjesht një rekord dhe ne jemi ende larg fundit të sezonit të zjarreve”, ka shtuar ajo.

Në të gjithë pjesën jugore të Kalifornisë është dhënë urdhri për evakuimin e popullsisë nga vendbanimet e tyre.

Në veri të Kalifornisë, më shumë se 200 persona janë evakuar me helikopter nga ushtria për t’i shpëtuar një zjarri që po përhapej me shpejtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodriguez ka vezulluar në tapetin e kuq të Festivalit…