“8 minuta e 46 sekonda”, dokumentari tronditës mbi vdekjen e bujshme të George Floyd

18 qershor 2020 | 09:31

“I can’t breathe”! Një pëshpërimë dëshpërimi që u bë britma e protestës dhe denoncimi kundër diskriminimit racial në sheshet e të gjithë botës.

Më 25 maj në Minneapolis, afro-amerikani George Floyd u bllokua në tokë nga një polic i bardhë që i vuri gjurin në qafë për 8 minuta e 46 sekonda, domethënëse dhe të tmerrshme, duke i marrë frymën dhe jetën.

“8 minuta e 46 sekonda; Vrasja e George Floyd” është dokumenti i prodhuar nga “Sky” që tregon ato momente të tmerrshme dhe valën e indinjatës e protestat globale nën britmën e “Black Lives Matter”. Videoja, e xhiruar me celular, u shpërnda në mediet sociale, dhe i tregoi botës çka ndodhi me Floyd.

Vdekja e një njeriut në pak orë bëri që mijëra njerëz të tuboheshin fillimisht në rrugët e Minneapolis, pastaj në ato të të gjitha Shteteve të Bashkuara dhe të botës. Demonstruesit bardh e zi së bashku, gjithnjë e më të shumtë, ditë pas dite, për të kërkuar drejtësi por mbi të gjitha për t’i thënë mjaft diskriminim racor.

Me zërin narrativ të aktorit dhe regjisorit Idris Elba dhe kontributet e personaliteteve të ndryshme, përfshirë politikanin amerikan dhe fetar Jesse Jackson, shkrimtarin dhe aktivistin Ilyasah Shabazz, vajzën e Malcolm X, shkrimtarit Bonnie Greer dhe aktivistes së lëvizjes “Black Lives Matter” Zellie Imani, specialja rindërton në detaje historinë dhe përpiqet të kuptojë nëse vdekja e George Floyd do të jetë një moment vendimtar për kërkesat e lëvizjes antiraciste dhe për vetëdijen e botës Perëndimore, ose do të jetë edhe një episod tjetër i urryer i vdekjes së një personi me ngjyrë në duart e një oficeri të bardhë të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej bashkëthemeluesve të Kartelit famëkeq të Medelinit, bashkë me…