![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/39342026-F4D1-4925-A94B-83505BC4D8F4.jpeg)
8 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
06 maj 2021
| 09:30
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon trajtimi i pacientëve të prekur nga coronavirusi.
Sipas një njoftimi në këtë spital aktualisht janë të shtrirë 64 pacientë me Covid-19. Prej tyre 43 pacientë janë në oksigjenoterapi, 1 është në CPAP dhe 8 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë.
Njoftimi i plotë:
– 64 pacientë me Covid 19 janë të shtrirë aktualisht në Spitalin e
Përgjithshëm në Pejë;
– 43 pacientë me Covid 19 janë në Oksigjenoterapi;
– 1 pacientë me Covid 19 është në CPAP;
– 8 pacientë me Covid 19 janë në gjendje më të rëndë;
– 16 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.