8 qershor 2014 | Fitorja e shtatë rresht e zgjedhjeve nga Thaçi, Endriti: S’ka politikan që ka fituar më shumë zgjedhje se ai
08 qershor 2024
| 19:29
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, e ka kujtuar fitoren e shtatë me radhë të zgjedhjeve nga Thaçi, e cila kishte ndodhur më 8 qershor 2014, saktësisht 10 vjet më parë.
“Më 8 qershor 2014, para 10 vjetësh, ishte fitorja e radhës e zgjedhjeve nga babi. Ishte përvojë e jashtëzakonshme edhe për mua si pjesë e kohëpaskohshme e fushatës së tij. Këto ishin zgjedhjet e shtata të fituara rresht prej tij. Nuk ka politikan që ka fituar zgjedhje më shumë në mbi dy dekada liri. Jam shumë krenar me ty, bab!”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Djali i ish-presidentit Thaçi e ka postuar edhe një fotografi të ballinave të gazetave që kishin raportuar për këtë fitore të Thaçit, me fushatën e tij “Misioni i Ri”.