8 raste të reja me Covid-19 në NBA

11 dhjetor 2020 | 13:43

Pandemia Covid-19 vijon të krijojë panik në NBA. Pas 48 rasteve të konfirmuara pas nisjes së fazës përgatitore, edhe 8 raste të reja janë verifikuar në testet e fundit.

NBA nuk ka bërë me dije se cilët lojtarë apo cilat skuadra janë përfshirë në këto raste pozitive, ndërkohë që në total janë kryer 541 tamponë. Të gjithë lojtarët apo personat e infektuar janë vendosur në karantinë, ndërkohë që faza përgatitore vijon normalisht.

Nga java e ardhshme skuadrat mund të kryejnë edhe ndeshjet e para miqësore. Deri më tani, që kur ka nisur faza përgatitore, janë konfirmuar 56 persona pozitivë me koronavirus dhe në total janë kryer 1087 teste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për…