8 sportistë profesionistë, që kanë pirë marihuanë dhe duhan
02 janar 2018
| 13:13
Lajmi i para disa kohëve i vëllezërve Diaz, “luftëtarët” e UFC, se janë kapur duke pirë duhan dhe janë gjobitur me vlerë rreth 2000 $, ka inspiruar “Marca Buzz” për të bërë një listë të sportistëve, të cilët janë fiksuar duke konsumuar marihuanë dhe duhan.
- Franck Ribery u kap në Ibiza me një mik.
- Michael Phelps u kap në vitin 2009, menjëherë pas suksesit të tij historik në “Pekin 2008”.
- Allen Iverson. Ish-lojtari i Sixers në NBA u arrestua për posedim të marihuanës (ndër të tjera), më shumë se një herë.
- Gervasio Deferr, spanjolli me medalje olimpike, u pezullua tre muaj në vitin 2002, sepse nga testi rezultoi pozitiv me kanabis.
- Pat Cash. Ish-lojtari i Australian i tenisit pranoi në vitin 2007 se gjatë turneut “Wimbledon”, të cilin e fitoi në vitin 1987, hëngri biskota të tymosura marihuanë.
- Carmelo Anthony është dënuar dy herë gjatë karrierës së tij për posedim të marihuanës.
- Ish-lojtari francez i tenisit, Yannick Noah, befasoi gjithkënd, kur pranoi se gjatë karrierës së tij ka tymosur rregullisht e mjaftueshëm në shtëpi.
- Kareem Abdul-Jabbar është një avokat i marihuanës mjekësore. Ish-lojtari i NBA ka leje medicinale për të pirë duhan, si rrethanë lehtësuese për sëmundjen e migranës.