8 transferet e bujshme që nuk u realizuan

03 shtator 2019 | 14:19

Afati kalimtar i verës është mbyllur, kurse “Goal” ka cekur tetë transferet e bujshme që nuk arritën të realizohen në këtë afat kalimtar.

Neymar është futbollisti më i përfolur, por ai nuk u rikthye te Barcelona dhe do të jetë lojtar i PSG-së. Pas tij renditet Paul Pogba, i cili pritej t’i bashkohet Real Madridit, por francez mbeti në Manchester United. As Bale nuk u largua nga Reali edhe përkundër ofertës së Jiangsu Suning. Gjithashtu dështoi edhe transferimi i Eriksenit nga Tottenham Hotspur në Real Madrid.

Ndërsa yllin e Gjermanisë, Lorey Sane e pengoi lëndimi të transferohet në Bayern Munchen nga Manchester City. Paulo Dybala mbetet pjesë e Juventusit. Argjentinasi ishte afër Tottenhamit. James Rodriguez u rikthye në Real Madrid pas huazimit në Bayern, por mesfushori kolumbian ishte afër Napolit dhe ky transferim dështoi. I fundit në listë është Zaha. Ish-lojtari i Manchester United nuk arriti t’i bashkohet Evertonit.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit britanikë synojnë të marrin kontrollin e agjendës politike, për…