80 aktakuza kundër 104 personave në 24 orët e fundit në Kosovë
29 prill 2021
| 11:48
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore të Kosovës janë ngritur 80 aktakuza kundër 104 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesë persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.