80 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA

10 maj 2020 | 22:13

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA tani ka arritur në 80,000, ndërsa numri i rasteve në vend ka prekur shifrën e 1.3 milion njerëzve.

Të dielën, numri i të vdekurve arriti në 80,308, derisa është zbuluar se banorët e shtëpisë së pleqve dhe punëtorët atje tani përbëjnë një të tretën e këtyre vdekjeve, transmeton lajmi.net.

Bazë të dhënave të New York Times tregon se të paktën 25.600 banorë dhe punëtorë në shtëpitë e pleqve në SHBA ose institucionet e kujdesit afatgjatë për të moshuarit kanë vdekur nga koronavirusi që nga e shtuna. Më shumë se 143,000 njerëz u infektuan me koronavirus në rreth 7.500 objekte, sipas statistikave të mbledhura nga gazeta.

New York Times i bazoi këto shifra nga konfirmimet zyrtare të marra nga shtetet, qarqet dhe vetë objektet, dhe thuhet se ‘përfaqësojnë një figurë të numrit të vërtetë’ të vdekjeve. Statistikat e gazetës zbuluan se 800 nga 3,100 qarqet amerikane kanë vërtetuar  të paktën një rast të koronavirusit të lidhur në një strukturë të kujdesit afatgjatë për të moshuarit.

Të moshuarit konsiderohen me rrezik të lartë për infektimin me koronavirus dhe vdesin nga komplikimet që lidhen me virusin, për shkak se shpesh kanë probleme shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është fanatike e përmbylljes së mosmarrëveshjeve…