80 mijë ushtarë amerikanë të dislokuar në Europë për pengimin e agresionit rus, ja sa prej tyre janë të vendosur në Kosovë

07 dhjetor 2024 | 12:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në një raport drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit bën me dije se rreth 80 mijë ushtarë amerikanë janë të dislokuar në territoret e shteteve anëtare evropiane të NATO-s. Në këtë numër personeli të Forcave të Armatosura amerikane përfshihen dhe ato të vendosura për të siguruar aleatët e SHBA-së dhe për të penguar kërcënimin dhe agresionin e mëtejshëm rus.

“Përafërsisht 80,000 personel të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara janë caktuar ose dislokuar në vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Evropë, duke përfshirë ato të vendosura për të siguruar aleatët tanë dhe për të penguar agresionin e mëtejshëm rus.”, thuhet në raport.

Biden ka informuar gjithashtu Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin lidhur me praninë e forcave ushtarake amerikane të vendosura në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë me forca në Forcën e Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar armiqësitë e ripërtërira në Kosovë. Përafërsisht 403 personel ushtarak të Shteteve të Bashkuara janë në mesin e rreth 4,500 personel të KFOR-it.”, thuhet në letrën e presidentit në largim të SHBA-ve.

Raporti, i hartuar nga administrata aktuale qeverisëse në SHBA ku përfshihen edhe informacione të tjera për vendosjen e forcave ushtarake në vende të ndryshme të botës, vjen si pjesë e përpjekjeve të presidentit Biden për të mbajtur Kongresin të informuar rreth dislokimeve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të pajisura për luftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë deri në…