80-shi i LDK-së, Hysen Çekaj, djali i komandantit të Koshares kërkon votën e qytetarëve për deputet
Hysen Çekaj është djali i heroit të Kosovës, Sali Çekaj, i cili ka qenë njeri prej komandantëve më të shquar në Koshare.
Çekaj, i cili bartë me krenari historinë e babait të tij në zgjedhjet e 9 shkurtit garon për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me numrin 80, raporton “Epoka e re”.
Hysen Çekaj, i cili ka trashëguar virtytet e babait të tij synon ta përfaqësoj diasporën në Kuvendin e Kosovës.
“Hapave të tu babë. Krenar me të kaluarën dhe i përkushtuar për të ardhmen e përbashkët. Brez pas brezi”, ka shkruar Çekaj në njërin prej postimeve në “Facebook”.
Figurën e Hysen Çekaj e ka vlerësuar lartë lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se Hyseni i ngjason babait të tij: i mençur, inteligjent, patriot, atdhetar dhe i urtë.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë, nga mbajtja e zgjedhjeve, Çekaj është duke marrë përkrahje anekënd Kosovës për të qenë pjesë e Kuvendit.