80 të rinj gjilanas certifikohen për ndërmarrësi dhe lidership

12 janar 2020 | 17:20

Janë shpërndarë 80 certifikata për të rinjtë e Gjilanit, të cilët kanë ndjekur trajnimet në fushën e ndërmarrësisë, hartimin e projekteve, planeve të biznesit dhe lidershipit, të cilët janë financuar nga Qeveria e Turqisë.

Përkitazi me këtë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim koordinatorin për Kulturë në Ministrinë e Kulturës në Presidencën e Turqisë, Nedim Asllan. Kryetari Haziri ka falënderuar shtetin turk për mundësinë që u ka dhënë të rinjve të Gjilanit për ndjekjen e këtyre trajnimeve, duke shtuar se kjo do të jetë një mundësi e mirë për hapjen e bizneseve të reja.

Ndërsa koordinatori për Kulturë në Ministrinë e Kulturës në Presidencën e Turqisë, Nedim Asllan, ka thënë se ky ka qenë një projekt shumë i suksesshëm i cili tashmë është implementuar. “Sot e kemi një përfundim të një projekti të suksesshëm mes dy shteteve tona, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Departamenti për Diasporë turk, vëllezërve tanë në Gjilan, iu kemi mundësuar të rinjve të kësaj komune që të ndjekin trajnime për ndërmarrësi dhe hartimin e projekteve. Me organizatën Liza, e kemi realizuar projektin në përpikëri”, ka thënë Asllan.

Ai është zotuar se edhe në të ardhmen si Qeveri e Turqisë do të jenë përkrahës të të rinjve të Gjilanit.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitarja e Kosovës, Era Shala me sukses e kaluar operimin,…