80-vjeçja kujdesej për marijuanën: Djali më tha janë për të prodhuar birrë

01 gusht 2020 | 20:29

Një 80-vjeçare në Torino u kujdes për bimët e marijuanës të djalit të tij duke menduar se ato përdoreshin për prodhimin e birrës. 80-vjeçarja u shpreh se ato ishin në shtëpinë e saj dhe detyra e saj ishte t’i ujiste. Dhe ajo bëri pikërisht këtë gjë duke bërë që bimët ta arrinin lartësinë një metër e gjysmë.

Duke mos dyshuar për asgjë, kur arritën agjentët ajo i ftoi ata të hynin në shtëpi.

Kështu, policia zbuloi një kultivim të marijuanës në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Santa Rita.

Ata ndërhynë pas një raportimi dhe në derën e apartamentit u pritën nga një zonjë, e cila i ftoi të hynin brenda. Kur agjentët hynë brenda gjetën 18 bimë, një llambë për t’i rritur dhe disa fara.

Djali i saj dy javë më parë solli fidanët në shtëpinë e nënës së tij dhe i kishte thënë asaj se ato përdoreshin për të prodhuar birrë dhe se ajo duhej t’i ujiste me kujdes për t’i bërë të rriten.

Kishte edhe plumba të pashpërthyer të kalibrit të ndryshëm.

Ndërkohë, 28-vjeçari ka përfunduar në pranga për kultivimin e bimëve të marijuanës dhe për armëmbajtje pa leje. /Oranews/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbajnë “rekordin” sa…