![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739352729317.jpg)
80 VJETORI I “RILINDJES”!
Shkruan: Esad Dujaka, gazetar në pension
Pak histori: Më 12 shkurt 1945,në Prizren, kryeqyteti i atëhershëm të Krahinës Autonome të Kosovës, doli numri nr.1 me vetëm 4 faqe i gazetës në gjuhën shqipe RILINDJA!
* * *
Sipas dëshmive historike të asaj kohe, emrin ia dha poeti dhe intelektuali i njohur Esat Mekuli…U tha se ky emër kishte simbolikën e vet, e mbështetur në Rilindjen Kombëtare! Kryeredaktor i saj i parë ishte intelektuali nga Gjakova, Xheladin Hana…
“Rilindja” eci atë rrugë që kaloi edhe Kosova e populli i saj, duke qenë kronikë aq sa i kishte mundësitë reale, të shndërrohej në kronikë e kohës dhe ngjarjeve nëpër të cilat kaloi ky vend…
U ndalua me dhunë nga sistemi okupues i Serbisë në vitet e 90-ta, kurse nga fillimviti 2005 nuk doli më deri në ditët e sotme, madje as në formën e portalit, kurse tash e 2 dekada nuk u përmendën zyrtarisht shkaqet e ndalesës së “Rilindjes”!?
Megjithatë, kujtoj se i mbetet historisë që ta vlerësojë rolin e gazetës në gjuhën shqipe “Rilindja” në Kosovë e më larg në ato rrethana kur veproi!