800 euro për një varr, 8 të arrestuar për abuzime me tenderat e varrezave në Tiranë

06 korrik 2022 | 12:35

Tetë persona nga 10 urdhra-arresti, kanë rënë në prangat e policisë për shkak të korrupsionit dhe tenderave problematikë për tokat e varreve në Tiranë. Mes tyre është edhe drejtori i varrezave të Tufinës.

8 të ndaluarit akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Korrupsioni u zbulua pas infiltrimit të një punonjësi policie, i cili kishte bërë kërkesë për një varr dhe iu kërkua 800 euro. Për zhvillimin e operacionit janë përdorur metoda speciale hetimi, përgjime, vëzhgime etj.

Gjatë përgjimeve janë evidentuar gjithashtu raste të shpërdorimit të detyrës lidhur me tenderin e varrezave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e rasteve…