81 për qind e ndërmarrjeve në Kosovë përdorin mediet sociale

23 dhjetor 2019 | 16:51

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur për herë të parë publikimin me të dhëna për përdorimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në ndërmarrje për vitin 2018.

Në vitin 2019, Departamenti i Statistikave Ekonomike pranë ASK-së e ka zhvilluar për herë të parë anketën e përdorimit të teknologjisë informative dhe komunikimit në ndërmarrje sipas metodologjisë së Eurostatit. Anketa është zhvilluar në territorin e Republikës së Kosovës në ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim: Sipas rezultateve në nivel të anketës, ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuterin për qëllime punë gjatë vitit 2018, përfaqësojnë 98.6 për qind të ndërmarrjeve.

Sipas rezultateve në nivel të anketës, 97.1 për qind e ndërmarrjeve kanë përdorur internetin për qëllime punë gjatë vitit 2018. Nga ndërmarrjet e anketuara, 63.1 për qind prej tyre kanë uebfaqe të ndërmarrjes, ndërsa 81.3 për qind e ndërmarrjeve i përdorin mediat sociale.

Nga ndërmarrjet e anketuara 11.4 për qind prej tyre kanë realizuar shitje përmes uebfaqes ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit. Ndërsa 19.0 për qind prej tyre kanë realizuar blerje përmes uebfaqes ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festave të fund vitit, kryetari i Komunës…