81-shja e LDK-së, Saranda Musliu: Sektori privat është shtylla kurrizore e ekonomisë sonë!
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Saranda Musliu e cila në këto zgjedhje garon me numrin 81 në listën zgjedhore të kësaj partie, ka vizituar afaristë të shumtë në qytetin e saj.
“Një ditë e jashtëzakonshme në Ferizaj, e mbushur me takime frymëzuese me afaristët e suksesshëm të këtij qyteti!”, ka shkruar pas takimit më afaristë, kandidatja për deputete, Saranda Musliu.
Postimi i plotë i saj:
Një ditë e jashtëzakonshme në Ferizaj, e mbushur me takime frymëzuese me afaristët e suksesshëm të këtij qyteti!
Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me Bujarin nga “Profil Star”, një lider i vërtetë në industrinë e drurit, si dhe të pranoj mikpritjen dhe dhuratën e veçantë nga Arbeni, drejtues i “Loni”, kompani e njohur për prodhimin e xhamave.
Gjithashtu, vizitova kompaninë e mobilieve “Bliri”, të drejtuar nga familja Sejdiu – një histori tjetër suksesi që dëshmon potencialin e jashtëzakonshëm të sektorit privat në Kosovë. Po ashtu, pata mundësinë të takoj punëtorët e përkushtuar të “D&T Tex”, kompani që shquhet për prodhimin e dyshekëve cilësorë.
Sektori privat është shtylla kurrizore e ekonomisë sonë! Prandaj, LDK mbetet e përkushtuar ta mbështesë dhe fuqizojë këtë sektor për një ekonomi më të fortë dhe më shumë vende pune.
Në Ferizaj, e në veçanti në Greme, e dimë më mirë se kudo tjetër se Kosovës i duhet një qeveri e djathtë, e cila është aleate e vërtetë e bizneseve dhe zhvillimit ekonomik.
Këtë e garanton vetëm kryeministri i ardhshëm
Dr. Lumir Abdixhiku!
LDK 124✔️
Lumir Abdixhiku 1✔️
Saranda Musliu 81✔️