81-shja e PDK-së, Floriana Rugova: Drejtësia është një përkushtim dhe një betejë e vazhdueshme për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të çdo qytetari

20 dhjetor 2024 | 12:42

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kjo listë, e cila nga PDK-ja është quajtur listë e ekipit fitues, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.

Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe Floriana Rugova, i cila në këto zgjedhje mban numrin e 81 në listën e PDK-së.

Floriana Rugova, është juriste dhe ish-asambleiste e PDK-së në Kuvendin e Prishtinës. Ajo i është futur garës për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit si pjesë e ekipit që drejtohet nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, dhe do të mbajë numrin 81 në listën fituese të PDK-së.

Floriana hyn në këtë garë me një përvojë të gjatë institucionale në fushën e sundimit të ligjit. Për të, drejtësia është një përkushtim i pandërprerë dhe një betejë e vazhdueshme për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të çdo qytetari. Kandidatja për deputete është duke takuar qytetarë të profesioneve të ndryshme për tua bërë të ditur se Kosova ka nevojë për më mirë.

 

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur në shkollën fillore Preçko…