812 studente përfitojnë ndihmë financiare nga shteti

11 nëntor 2021 | 15:39

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë me dije se 812 vajza dhe gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës kanw përfituar mbështetje nga shteti.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot listën e përfitueseve në thirrjen për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

MAShTI ka theksuar që për përfitimin e kësaj ndihme financiare kishin aplikuar gjithsejtë 1315 studente të departamenteve të potencuara më lartë, por vetëm 812 prej tyre i kishin plotësuar kriteret e kërkuara.

“Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 1315 studente, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 812 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfituese të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 1 mijë euro për secilën”, ka njoftuar MAShTI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë mbajtur…