83-shi i PDK-së, Selver Xhelili: Shpresa do të triumfojë mbi pasigurinë, zgjedhjet janë mundësia jonë për një Kosovë më të fortë
Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili, në urimin për vitin e ri, tha se viti që shkoi për qytetarët e Kosovës ka qenë i mbushur me zhgënjime me qeverisjen aktuale.
Por, ai thotë se viti 2025 do të jetë i mbushur me optimizëm meqë zgjedhjet do të jenë mundësi për, siç tha ai, ndryshim e përmirësim.
“Zgjedhjet që vijnë janë mundësia jonë për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të bashkuar, ku shpresa do të triumfojë mbi pasigurinë, çmimet e larta, sanksionet e Perëndimit dhe stagnimi në investime kapitale”, tha ai.
Postimi i plotë:
Urime Vitin e Ri 2025!
Ky është një moment për të reflektuar mbi vitin që po lëmë pas, një vit i cili për shumë qytetarë të Kosovës ka qenë i mbushur me sfida dhe zhgënjime nga qeverisja aktuale. Megjithatë, është gjithashtu një moment për shpresë dhe optimizëm, pasi jemi në prag të një periudhe të re, ku zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 shkurt 2025, mund të sjellin një mundësi për ndryshim dhe përmirësim.
Zgjedhjet që vijnë janë mundësia jonë për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të bashkuar, ku shpresa do të triumfojë mbi pasigurinë, çmimet e larta, sanksionet e Perëndimit dhe stagnimi në investime kapitale. Gëzuar Vitin e Ri 2025, me shpresë për një të ardhme ma të mirë për Kosovën!