83 të infektuar me Covid 19 në Serbi

18 mars 2020 | 11:14

Ka shkuar në 83 numri i të infektuarve me Covid 19 në Serbi.

Nga raporti i fundit, deri në mëngjesin e sotëm, u testuan mostrat e 47 individëve, 11 prej tyre ishin pozitivë dhe 36 negativë për koronavirusin, njoftoi agjencia serbe e lajmeve N1.

Katër prej tyre ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe janë izoluar në shtëpi, ndërsa shtatë pacientët e tjerë janë shtruar në spital, pa komplikime, me një gjendje të përgjithshme të qëndrueshme, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e cila po përcjell gjendjen e tyre.

Më 16 mars presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vend që të qetësohen “gjakrat”, duke parë situatën alarmante…