83-vjeçari Berlusconi fotografohet dore për dore me të dashurën 30-vjeçare
13 gusht 2020
| 10:55
Silvio Berlusconi është fotografuar për herë të parë dorë për dore më të dashurën e tij 30-vjeçare.
Politikania e “Forza” Italia ka pak kohë që është në krah të ish-kryeministrit 83-vjeçar. E përjavshmja “Chi” ka botuar ekskluzivisht imazhet e Berlusconit, i cili po kalon një pushim të shkurtër në Villa Certosa në Sardenjë me fëmijët e tij.
Ndërkohë në një moment të ditës, të dy të shoqëruar nga djali i 80-vjeçarit, Luigi u larguan nga vila për të vizituar jahtin e ri të Ennio Doris një nga miqtë më të ngushtë të tij.
Për të arritur deri atje, Silvio Berlusconi për herë të parë doli publikisht me Marta Fascinën, duke ecur dorë për dore. Ky gjest largoi edhe të gjithë kuriozitetin e mediave, në veçanti të publikut.