83-vjeçari nga Kosova goditet për vdekje nga një veturë në Zvicër
22 nëntor 2023
| 16:45
Një 83-vjeçar nga Kosova është goditur për vdekje nga një veturë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Zvicër, në vendin e quajtur Horgen.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri tek aksidenti, shkruan gazeta Blick.ch.
Sipas policisë, shoferi 51-vjeçar ishte duke lëvizur në Einsiedlerstrasse drejt Horgenit.
Aksidenti ka ndodhur në Mühlebachstrasse teksa këmbësori po kalonte rrugën.
Rasti po hetohet nga policia kantonale dhe nga prokuroria publikem shkruan Blick.ch.