
832 raste aktive me Covid në Kosovë
09 qershor 2021
| 15:12
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se në Kosovë janë edhe 832 raste aktive me Covid.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 753 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86 489 doza të vaksinës. Nga 2 114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 111 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 454. Në total numri i rasteve aktive është 832”, ka njoftuar MSh-ja.