Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve të medieve serbe, Bullatoviqit nuk ia thyem dorën

09 shtator 2018 | 22:36

Policia e Kosovës (PK), përmes një deklarate për media ka demantuar pohimet e mediave serbe, sipas të cilave kinse kryetari i Nishit është i lënduar rëndë në Kosovë dhe se i është thyer dora e majtë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Merdare.

Sipas policisë, Darko Bullatoviq mbrëmë rreth orës 01:00,  pas mesnate në dalje të Kosovës, në pikëkalimin kufitar Merdare, ka tejkaluar kolonën në pritje dhe policia me qëllim të mbarëvajtjes së rregullit të kolonës, të njëjtin e kanë ndaluar.

 

“Fillimisht, ai ka refuzuar të kthehet mbrapa. Pas kundërshtimit të serishëm të tij për t’u kthyer në kolonë, zyrtarët policorë kanë intervenuar dhe kanë prangosur pa e ditur identitetin e tij. Sipas procedurave të parapara është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në gjykatë me procedurë të përshpejtuar. Atij i është shqiptuar dënimi prej 150 euro nga gjykata, ku i njëjti ka bërë pagesën dhe është liruar. Nuk është raportuar që i njëjti të ketë pasur ndonjë lëndim”, sqaroi  Policia e Kosovës.

Rasti është trajtuar nga stacioni kompetent policor në Podujevë konform procedurave ligjore. Ndërsa të gjitha informacionet tjera duke përfshirë edhe ato në mediumin serb kurir.rs janë spekulime dhe nuk qëndrojnë, thuhet në sqarim.

 

Ky është reagimi i policisë:

Lidhur me shkrimin e publikuar sot në mediumin serb kurir.rs me titull ” Kryetari i Nishit i lenduar rëndë në Kosovë, Policia e Kosovës Bulatoviçit i ka thyer dorën e majtë”

Policia e Kosovës informon dhe sqaron se:

Mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate kryetari i Nishit në dalje të RKS ne pikëkalimin kufitar Merdare, ka tejkaluar kolonën në pritje. Zyrtarët policor që kanë qenë në mbarëvajtje të rregullit të kolonës, të njëjtin e kanë ndal dhe ai ka refuzuar fillimisht të kthehet mbrapa. Pas kundërshtimit të serishëm të tij për tu kthyer në kolonë, zyrtarët policor kanë intervenuar dhe e kanë prangosur të njëjtin pa e ditur identitetin e tij. Sipas procedurave të parapara është njoftuar Prokurori i cili ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në gjykatë me procedurë të përshpejtuar. Atij i është shqiptuar dënimi prej 150 euro nga gjykata, ku i njëjti ka bërë pagesën dhe është liruar. Nuk është raportuar që i njëjti të ketë pasur ndonjë lëndim. Rasti është trajtuar nga stacioni kompetent policor në Podujevë konform procedurave ligjore. Ndërsa të gjitha informacionet tjera duke përfshirë edhe ato në mediumin serb kurir.rs janë spekulime dhe nuk qëndrojnë.

Bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, në funksion të zbatimit të ligjit Policia ndërmerr veprime operacionale në funksion të realizimit të objektivave të saj.

Për arritjen e këtyre objektivave Policia është e autorizuar sipas ligjit që konform situatës të zbatoj dhe aplikoj procedura standarde të operimit.

Megjithatë, sikurse edhe herëve tjera Policia e Kosovës pas vlerësimeve të nevojshme do të trajtoj dhe analizoj të gjitha veprimet e zyrtareve policorë, duke përfshirë edhe shqyrtimin e raporteve zyrtare.

Policia pas shqyrtimit dhe analizimit të të gjitha raporteve zyrtare dhe veprimeve të zyrtarëve policor, varësisht nga të gjeturat dhe rezultatet e dala, do të ndërmerr veprime adekuate konform autorizimeve ligjore.

Prandaj, ju rikonfirmojmë që Policia e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe është transparente për ofrimin e të gjitha informacioneve relevante për opinionin dhe mediat e që kanë të bëjnë me aktivitete policore dhe respektimin e të drejtave njerëzore në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj, është transferuar te skuadra izraelite, Maccabi…