Challandesi flet pas fitores ndaj Ishujve Faroe
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është ndarë i kënaqur me lojtarët e tij në fitoren kundër Ishujve Faroe.
Ai ka treguar se pas pjesës së parë iu ka kërkuar lojtarëve të futen në zonë shumë shpejtë, si raketa.
“Pjesa e parë ishte e mirë në ndërtimin e lojës, donim që të luanim nga krahët dhe të kishim sa më shumë krosime. Patëm shumë krosime, por vetëm një lojtarë kishim në zonë. Nëse luajmë ashtu duhet të hyjmë në zonë si raketa. Në pushimin pas pjesës së parë iu thashë lojtarë se duhet të shkojnë sa më tepër brenda zonës dhe këtë e bënë në pjesën e dytë”, është shprehur Challandes.
Ai ka thënë më tutje se s’ka asnjë problem kur lojtarët ndërrojnë pozicionet.
“Nuk është problem pasi Rashica mund të luajë në të dy anët, e po ashtu edhe Zeneli. E preferoj Zenelin në krahun. Të luajmë këtu është shumë mirë për lojtarët tanë dhe për tifozët. Malta nuk kishte luajtur keq ndaj Ishujve Faroe, e rezultati i barabartë sot ndërmjet Maltës e Azerbajxhanit është shumë i mirë për ne”, është shprehur ai.