84 aktakuza kundër 100 personave në 24 orët e fundit
30 tetor 2020
| 11:44
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 84 aktakuza kundër 100 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka ndaluar për 48 orë nëntë persona, si dhe ka bërë tetë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 13 aktakuzave, për vepra të ndryshme penale.