84 avokatë dhe 71 praktikantë betohen në ceremoninë solemne të OAK-së

20 prill 2025 | 15:46

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, të shoqëruar nga familjarë, miq dhe kolegë, më 19 prill 2025, Oda e Avokatëve të Kosovës mirëpriti në shtëpinë e saj 84 avokatë dhe 71 praktikantë të rinj.

Në këtë ceremoni solemne, avokatët dhe praktikantët dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Besnik R. Berisha, duke u zotuar se: “Profesionin e avokatit dhe praktikantit do ta ushtrojmë me nder, dinjitet, ndërgjegje të pastër dhe në mënyrë të pavarur, gjithnjë në përputhje me rendin juridik dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”

“Ai shprehu përkrahjen e pakursyer të Odës së Avokatëve për avokatët dhe praktikantët e rinj në rrugëtimin e tyre profesional, duke i inkurajuar ata që ta mbrojnë dinjitetin e profesionit dhe të jenë gjithmonë zëri i së drejtës dhe i qytetarëve.”, thuhet tutje në postimin e OAK-së.

Në fund, Oda e Avokatëve të Kosovës uroi të gjithë të betuarit për fillimin e këtij misioni fisnik dhe të rëndësishëm, duke ju dëshiruar suksese të vazhdueshme në shërbim të drejtësisë dhe shoqërisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i hidhur ka goditur sot komunitetin akademik dhe…