84 pacientë të infektuar me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

01 korrik 2021 | 12:56

Në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 84 pacientë, sipas raportit të punës për datën 1 korrik 2021.

Nga ta, 30 janë të konfirmuar pozitivë, tre janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë:
12 të konfirmuar me COVID-19
54 me oksigjeno-terapi
3 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 12 pacientë, 3 në gjendje të rëndë + 21 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë:
18 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Laitifi, ka bërë me…