84-shja e PDK-së, Merita Makolli takohet me Shqiptar Demaçin
08 janar 2025
| 12:17
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Merita Makolli e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 84 në listën zgjedhore të kësaj partie, ka takuar djalin Adem Demaçit, Shqiptarin.
Merita Makolli e cila rrjedh nga një familje me vlerë të madhe, nëse merr besimin e qytetarëve, do të jetë zë i tyre në Parlamentin e Kosovës. 84-shja e PDK-së kudo që po shkon në vizita familjare, shoqërore por dhe në takime të ndryshme po pritet me entuziazëm të jashtëzakonshëm.
Merita Makolli në llogarinë e vet në facebook ka postuar një foto me Shqiptarin, Arbërinë dhe vëllain Bekimin.
“Llafe zemrash, për Shkup e Shkodër…Pashmangshëm dhe për Prishtinën.
Me Shqiptarin, Arbërien dhe Bekin”, ka shkruar Makolli.