85 aksidente javën e kaluar në Ferizaj, një person i vdekur

12 gusht 2024 | 12:21

Javën e kaluar në Ferizaj janë raportuar 85 aksidente trafiku, prej tyre një me vdekje. Po ashtu janë lënduar 27 persona.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 05-11/08/2024 ka shqiptuar 1490 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e BBVK2 Alba Vukaj po vazdon të jetë “in”…