85 infermierë të rinj nga nesër fillojnë punën në klinikat e QKUK-së

07 gusht 2023 | 14:13

85 infermierë të rinj nga dita e nesërme do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Punësimi i tyre do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.

Nënshkrimi i kontratave u bë gjatë ditës së sotme.

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, infermierëve iu dëshiroi punë të mbarë, duke i porositur ata, që në qendër të punës së tyre të kenë kujdesin ndaj pacientëve.

Nga 85 infermierët e pranuar së fundmi, 70 janë më kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti Carlos Sainz mund të largohet nga Ferrari. Mediet raportojnë…