85 të vdekur nga Covidi në Kroaci
17 dhjetor 2020
| 22:05
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 85 viktima dhe 3 918 raste të reja me Covid-19.
“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë me Covid-19 në Kroaci, janë shënuar 186 963 raste infektimi, nga të cilët 2 955 kanë humbur jetën. Gjithsej 161 563 janë shëruar, nga të cilët 3 790 në 24 orët e fundit”, ka thënë Selia e Mbrojtjes Civile, raporton ATSh.
Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 22 445. Midis tyre, 2 943 pacientë janë në spital, nga të cilët 287 janë në ventilatorë. Aktualisht, në vetëkarantinim janë 55 777 persona.