850 raste të pickimit të rriqrave në Malishevë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes.
Numri i të pickuarve ka arritur në 848 në komunën e Malishevës, 342 raste në komunën e Suharekës, 257 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit si pasojë e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe stalla dhe veshmbathjes jo adekuate.
“Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi tashmë një person është diagnostikuar me ethe hemorragjike me gjendje te përmirësuar klinike, i cili më pas është lëshuar në shtëpi. Aktualisht, asnjë person nuk është i hospitalizuar me ethe hemorragjike krime kongo. Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve”, thuhet në njoftim.