86 pacientë me Covid-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 11 prej tyre në gjendje të rëndë
08 prill 2021
| 10:15
Në spitalet rajonale por edhe në QKUK është duke vazhduar trajtimi i pacienteve të prekur me virusin Covid-19.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 86 pacientë me koronavirus.
Prej tyre 61 janë në oksigjenoterapi, 3 pacientë janë në CPAP dhe 11 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.
Sipas një njoftimi nga Spitali, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë.