86 tifozë finlandezë infektohen me Covid-19 në Rusi
25 qershor 2021
| 17:13
Covid-19 frikëson “Euro 2020”. 86 tifozë nga Finlanda që shkuan në Shën Petersburg për ndeshjen e Evropianit kundër Belgjikës janë infektuar me koronavirus. Analiza të tjera po kryen për tifozët e tjerë të dyshuar.
Rreth 3 mijë mbështetës finlandezë morën pjesë në ndeshjen në Shën Petersburg. 800 prej tyre, sipas mediave finlandeze dhe ruse, u shpëtuan testeve të detyrueshme pas kthimit të tyre.
Kryeministri finlandez dhe autoriteti shëndetësor që mbikëqyr epideminë në vendin Baltik u kanë kërkuar të gjithë tifozëve që janë kthyer nga Rusia të kryejnë një testim.
“Është e rëndësishme që të gjitha rastet e mundshme të identifikohen dhe të mos ketë më shumë përhapje”, ka thënë kryeministrja Sanna Marin gjatë samitit të BE në Bruksel.