87 pacientë të infektuar me Covid janë të shtrirë në spitalet e Kosovës

02 korrik 2021 | 12:54

Në saje të raportit të punës për datën 2 korrik 2021, 87 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

31 janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë në gjendje të rëndë dhe 63 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 69 pacientë:
13 të konfirmuar me Covid-19
52 me oksigjeno-terapi
3 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 13 pacientë, 3 në gjendje të rëndë + 19 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë:
18 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 13 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në margjina të Forumit të Prespës për Dialog, ministrja e…