87-shja e AAK-së viziton shtëpinë e familjes që ishte bazë e UÇK-së, përcjell mesazh nga atje (Video)
Juristja Gentiana Gashi – Pepaj, kandidate për deputete nga AAK-ja, ka vizituar shtëpinë e familjes së saj në Llapushnik të Drenasit, aty ku u lind dhe u rritë, e cila gjatë luftës ishte bazë e UÇK-së.
Së bashku me tre fëmijët e saj, kandidatja për deputete, Gashi – Pepaj, ka vizituar edhe lapidarin e dëshmorëve në Kleçkë, aty ku pushon edhe trupi i vëllai të saj dëshmor, Mentor Gashi.
“Si juriste do të angazhohem për përmirësimin e ligjeve që mbështesin gratë, arsimin, shëndetësinë, sportin, veteranët dhe familjet e dëshmoreve”, ka thënë Gashi – Pepaj.
Ajo ka thënë se si lidere dhe profesioniste në sport, puna në ekip dhe disiplina janë thelbësore, duke theksuar se do të sjell energji dhe vizion në politikë, për të ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë.
Gentiana Gashi – Pepaj fton qytetarët që ta votojnë AAK-në me numër 137 dhe numrin e saj 87.
Për më shumë shikojeni videon: