870 milionë euro gjobitet kompania e Mercedes-it për mashtrim

25 shtator 2019 | 11:50

Është bërë e ditur se kompania e veturave Mercedes Benz, Daimler, është gjobitur me 870 milionë euro.

Arsyeja është se prokurorët gjermanë zbuluan se kishin mashtruar me shkarkimin e gazrave ndotës me veturat e tyre C-Class dhe E-Class.

Sipas kësaj, janë rreth 280 mijë vetura C-Class dhe E-Class të cilat ishin pajisur me një program kompjuterik i cili i bënte të dukeshin më të pastra gjatë testimit, njësoj si manovrimi që kishte bërë dhe Volkswagen, shkruan “TCh”.

Hetimi është ende duke vazhduar dhe nuk dihet e qartë se deri në ç’nivel ka arritur mashtrimi i Daimlerit.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ditët e nxehta të verës kanë përfunduar, Erjona…