88 mijë qytetarë marrin vaksinën kundër Covidit në Kosovë

09 qershor 2021 | 14:11

Në Qendrën e vaksinimit, në sallën “1 Tetori” është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër Covidit.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë 88 mijë e 400 qytetarë të cilët kanë marrë vaksinën kundër Covid-19.

Kurse vetëm gjatë kësaj të mërkure në qendrën e vaksinimit në Prishtinë dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 800 persona.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se të mërkurën janë vaksinuar mbi 800 persona me dozën e dytë të vaksinës. Ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuare ka shkuar në 88 mijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën…