88-shi i PDK-së: Drenica dhe PDK-ja e kanë mbështetur njëra-tjetrën në sfidat e mëdha të lirisë dhe shtetndërtimit
02 janar 2025
| 23:46
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Patriot Krasniqi ka qëndruar në Polac ku ka takuar qytetarët e Skënderajt.
Krasniqi i cili garon me numrin 88 në zgjedhjet parlamentare nën siglën e PDK-së, ka thënë se Drenica dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë pasur rrugëtimin e përbashkët që nga dita e themelimit të PDK-së.
Njoftimi i plotë i Krasniqit:
Drenica dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë pasur rrugëtimin e përbashkët që nga dita e themelimit të PDK-së. Kanë ecur dhe janë zhvilluar bashkë. E kanë mbështetur njëra-tjetrën në sfidat e mëdha të lirisë dhe shtetndërtimit, të zhvillimit dhe modernizimit të jetës.
#mamir
#bedrihamzakryeminister
#patriotkrasniqi88