88-shi i PDK-së, mobilizon përkrahësit në lagjen “Tusuz”
Patriot Krasniqi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka zhvilluar një takim me qytetarët në lagjen ku është rritur, “Kongresi i Manastirit (Tusuz)”, për të mobilizuar përkrahësit në prag të zgjedhjeve.
“Mbrëmë u takuam që të mobilizohemi në lagjen ku jam rritur, aty ku janë vulosur fitoret e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij publik.
Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për PDK-në, duke përmendur sloganet që promovojnë liderët kryesorë të partisë: Bedri Hamza si kandidat për kryeministër dhe Memli Krasniqi si lider i PDK-së.
Mesazhi i Krasniqit shpreh bindjen se kjo zonë do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm PDK-në dhe do të kontribuojë në fitoren e saj në nivel vendi.
#PDK131
#BedriHamzaKryeministër
#MemliKrasniqi
#PatriotKrasniqi