88-shi i PDK-së, Patriot Krasniqi: Investimi në vendlindje është i domosdoshëm, është koha për ndryshim politik!
Kandidati për deputet i cili në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025, mbanë numrin 88 në listat zgjedhore të PDK-së, Patriot Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi se është nisur drejt Kosovës së bashku me familjarët e tij, biznesmenë të suksesshëm nga Steiermark i Austrisë.
Ai ka theksuar rëndësinë e investimeve nga diaspora për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për të sjellë mundësi të reja për komunitetin, po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë investitorëve të mundëm që ta kthejnë sytë nga Kosovë se do të bëhet më mire duke aluduar në kryeministrin në ardhje Bedri Hamzën.
“Investimi në vendlindje është i domosdoshëm dhe një hap i duhur. Do të punojmë me përkushtim për të mirën e vendit”, ka shkruar Krasniqi.
Ndër të tjera, ai ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke theksuar nevojën për ndryshim politik.
“Koha e duhur për ta dërguar në pension politik këtë qeveri që ka mbyllur dyert ndërkombëtare!” – ka përfunduar ai, duke ftuar qytetarët për një angazhim të ri drejt së ardhmes.
#MaMirë #88