88-shi i PDK-së, Patriot Krasniqi merr mbështetje në bastionet e PDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Patriot Krasniqi së bashku me Elmi Reçicën kanë takuar banorët e Zhurit dhe Korrillës.
Krasniqii cili në këto zgjedhje garon me numrin 88 në listën zgjedhore të PDK-së, ka thënë se në këto dy takime me simpatizantë e mbështetës në bastionin e PDK-së, është motivuar për të punuar më shumë deri në fitoren e PDK-së dhe kryeministri Hamza si kryeministër i ardhshëm.
“Dy takime motivuese në dy bastione të pamposhtura të PDK-së, në Zhurin e presidentit Thaçi dhe Korillen e kryetarit Veseli.
Fillimisht në Zhur, së bashku me mikun tim dhe deputetin, Elmi Reçica takuam strukturat e degës së PDK-së në Zhur.
Dhe pastaj vazhduam në lagjen Kurillë, me ç’rast takuam anëtarë e përkrahës të PDK-së, të cilët janë të vendosur për Bedri Hamzën-Kryeministër.
Të gjithë të bindur se Kosova mundet ma mirë pas 9 shkurtit!”, ka shkruar kandidati për deputet me numër 88, Patriot Krasniqi.
#PDK131
#Bedrihamza1
#Memlikrasniqi2
#Patriotkrasniqi88