88-shi i PDK-së, Patriot Krasniqi: Po punojmë të gjithë për rikthimin e madh të PDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Patriot Krasniqi i cili në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt 2025, garon me numrin 88 në listën zgjedhore, ka marrë pjesë në Kleçkë në një takim me anëtarët ë shtabeve zgjedhore të Lipjanit, Shtimes dhe Malishevës. Në këtë takim prezent ishim edhe kryetari i partisë, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku dhe Bajrush Xhemaili të cilët diskutuan për organizimet dhe tubimet e deritashme si dhe hapjen e fushatës ditën e shtunë.
Njoftimi i plotë:
U mblodhëm në Kleçkën heroike, në odën e mikut Sadri Shala, bashkë me shtabet zgjedhore të Lipjanit, Shtimes dhe Malishevës.
Në prezencën edhe të kryetarit, Memli Krasniqi, Vlora Çitakut dhe Bajrush Xhemailit diskutuam për organizimet dhe tubimet e deritashme si dhe hapjen e fushatës që po afron çdo ditë e më shumë.
PDK nuk do të ndalet, në çdo lagje, fshat e qytet të Kosovës, çdo anëtarë i yni po bën një punë të mrekullueshme më të vetmin synim, rikthimin e madh të PDK-së, dhe Bedri Hamzën-Kryeministër.
#MaMirë
#PDK131
#PatriotKrasniqi88