88-shi i PDK-së, Patriot Krasniqi: Prizreni ka puls 131
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Patriot Krasniqi, ka përshëndetur pritjen e ngrohtë dhe entuziaste që mori nga qytetarët e Prizrenit në një tubim të organizuar nga tri nëndegë të këtij qyteti.
Në këtë ngjarje të mbushur me emocion dhe energji pozitive, Krasniqi falënderoi të pranishmit për mbështetje dhe përkushtim të pandërprerë ndaj PDK-së dhe programit të saj.
Ai theksoi se mobilizimi dhe entuziazmi i qytetarëve për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës janë dëshmi e fuqisë dhe qëndrueshmërisë së partisë. Krasniqi shtoi se koha ka dëshmuar se shteti i Kosovës mund të ecë përpara vetëm me një PDK të fortë dhe të bashkuar, ndërsa shprehu besimin se Bedri Hamza do të jetë Kryeministri që do të drejtojë vendin në një të ardhme më të mirë.
Postimi i plotë i kandidatit për deputet, Patriot Krasniqi:
Pritje madhështore sonte për kryetarin Memli Krasniqi dhe kandidatët për deputet në një tubim të organizuar nga tri nëndegë të Prizrenit.
Entuziazëm e mobilizim gjithandej për PDK-në dhe Bedri Hamzën-Kryeministër. Përkrahje nga qytetarët padallim, sepse koha ka dëshmuar se pa një PDK të fortë, shteti nuk ecë përpara.
Entuziazëm i njëjtë dhe mbështetje e fuqishme
Faleminderit për këtë pritje kaq entuziaste🙏🤩
#PDK131✅ #MaMirë131✅
#BedriHamza1✅
#MemliKrasniqi2✅
#PatriotKrasniqi88✅