
88-vjeçari humbi betejën me Covid-19 në Shqipëri
01 qershor 2020
| 22:27
Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.
“I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen. 88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. (V.Z / Epoka e re)